Ia mori viktimës 10 mijë euro për punësim në KEK apo PTK, paraburgim për të dyshuarin

Ia mori viktimës 10 mijë euro për punësim në KEK apo PTK, paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Ferizaj, ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Xh.P. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “mashtrimi”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri nga data 13.11.2020 deri më 12.02.2021  në vende  të  ndryshme  duke  vepruar  në vazhdimësi dhe në bashkëveprim me të dyshuarin D.R. i cili gjendet  në arrati,  përmes  paraqitjes  së rreme  të fakteve  dhe  me  veprime mashtruese duke u paraqitur si persona me ndikim dhe si truproje  të  ministrit si dhe  si menaxher të KEK,  i premtojnë  të  dëmtuarit L.G. se do ta  punësojnë  atë dhe  djalin e tij në KEK apo në PTK dhe në këtë mënyrë e vënë në lajthim të  dëmtuarin  duke e nxitur që të veprojë në dëm të pasurisë së  tij, në atë mënyrë që i njëjti ua paguan  shumën e  tërësishme  prej 10,000  euro  në emër  të punësimit  në KEK.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

 

 

 

Shpërndaje në: