Ia vjedhi veturën edhe Gazmend Muhaxherit, arrestohet pejani që i merrte automjetet e hapura

Periskopi.com Lajme

Qytetari Valon Loxha nga komuna e Pejës, i cili është bërë i njohur përmes një kronike ku tregonte se i merr veturat që i gjen të hapura në qytet, është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Kjo për shkak se Loxha ka vjedhur edhe veturën e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person i dyshuar për 48 orë“, ka thënë Nikçi.

Ai ka thënë se për momentin nuk mund të japë detaje të tjera lidhur me rastin.

Kujtojmë se Valon Loxha në një kronikë kishte deklaruar se veprimet që ai bën kur i gjen automjetet e hapura, nuk janë vjedhje por janë ‘budallallëk të pronarëve që harrojnë t’i mbyllin veturat e veta‘. /Periskopi

Shpërndaje në: