Ibarhim Kadriu fiton Çmimin Kombëtar Letrar “Azem Shkreli”

Ibarhim Kadriu fiton Çmimin Kombëtar Letrar “Azem Shkreli”

Shkrimtari Ibrahim Kadriu është nderuar me Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”.

Kadriu, krijimtaria e të cilit përfshinë më shumë se 50 vepra letrare, çmimin e mori nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, shkruan Periskopi.

Gashi ka ndarë edhe Çmimet vjetore për Letërsi, në kuadër të së cilave Çmimin për veprën më të mirë në prozë ”Anton Pashku” për vitin 2018 iu nda autorëve Sali Bytyçi për veprën “Gjunjët” dhe  Florin Kelmendi  për veprën “Vrasje në kornizë”.

Kurse Çmimin për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” e morën shkrimtarët Merxhan Avdyli për veprën “As engjëll as djall”  dhe  Çun Lajçi  për veprën “Çakorr, ti vdekje e mirë”.

Ndërkaq, Çmimin për fëmijë dhe të rinj ”Vehbi Kikaj” iu ndat autorit Avdush Canaj për veprën “Planeti i buzëqeshjes”.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” iu nda autorëve Sali Bashota për veprën “Enigma e shkrimit” dhe Haqif Mulliqi për veprën “Teatri, drama dhe identiteti kulturor në Kosovë”, kurse Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” iu nda autorit Alfred Beka për veprën e përkthyer ”Peizazh me rënien e Ikarit”.

Ministri Gashi ka thënë se përkrahja e Ministrisë së Kulturës nxitë rritjen e vlerave të mirëfillta artistike.

“Unë si ministër e vlerësoj lart ndarjen e këtyre çmimeve për letërsi, sepse besoj se duke ndarë këto çmime në baza të rregullta vjetore ne i kontribuojmë edhe stimulimit dhe nxitjes së krijuesve të shkruajnë dhe ta pasurojnë artin e fjalës sonë të shkruar”, tka thënë ministri Gashi. /Periskopi/

Shpërndaje në: