Ibracadabra arrinë shifrën magjike të Premier Ligës

Ibracadabra arrinë shifrën magjike të Premier Ligës

Zlatan Ibrahimovic shënoi golin numër 25.000 në Premier League. Ylli i Man United e shënoi këtë gol sot kundër Swansea City.

Premier League ishte vetëm 25 gola larg këtij numri magjik, por një numër i madh i golave këtë xhiro, bëri që para ndeshjes numri të bie në vetëm tetë gola.

zky

Dhe Ibrahimovic do të hyjë në histori për këtë shifër magjike. Golin magjik numër 100 e kishte shënuar Eric Cantona, golin numër 1000 e kishte shënuar Mike Newell, golin numër 5,000 Andy Townsend, numër 10,000 Ferdinand, atë numër 15,000 Moritz Volz, golin numër 20,000 Marc Albrighton, golin numër 24,000 Kieran Gibbs. Ibra poashtu ka arritur edhe një rekord tjetër pasi që me këtë dy golësh ka shënuar golin e 400 në karrierë për klube. /Periskopi.com

ibra

Shpërndaje në: