Ibrahimi: Na duhet një albin për Albin Kurtin

Ibrahimi: Na duhet një albin për Albin Kurtin

Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi, ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kontributin më të madh për reformimin e skenës politike kosovare, raporton Express

Megjithatë, Ibrahimi konsideron se duhet të gjendet edhe një ‘albin’ për Albin Kurtin, në mënyrë që të plotësohet reformimi i skenës politike deri në fund.

Ibrahimi ka shkruar në Facebook se Kosovës i duhet “një albin për Albinin, që reformimi i skenës politike të plotësohet deri në fund”.

“Na duhet një albin për Albin Kurtin. Albini padyshim ka kontributin më të madh në reformimin e skenës politike kosovare. Tani mbetet që të gjindet një albin për Albinin dhe ky reformin të plotësohet deri në fund”, ka shkruar Ibrahimi.

Shpërndaje në: