Ibrahimi: Një ambasador më tha se Qeveria i ka pasë dy oferta për rrymë, por i ka refuzuar

Ibrahimi: Një ambasador më tha se Qeveria i ka pasë dy oferta për rrymë, por i ka refuzuar

Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se ka informacione që Qeveria e Kosovës ka pasë dy oferta për investime të energjisë solare nga investitorë privatë.

Sipas tij, të dy janë refuzuar.

Ja postimi i plotë:

Para ca ditësh mësova nga një ambasador i akredituar në Kosovë se Qeveria e Kosovës ka pasur në tavolinë dy oferta për investime në energji solare nga investitorë privat.
Njëra ofertë ka qenë për 400 MË dhe tjetra rreth 200MË.
Te dy investitorët nuk kanë kërkuar as tarifa nxitëse as ndonjë benefit të paarsyeshëm, përkundrazi, çmimet e ofruara kanë qenë shumë atraktive.
Duke pasur parasysh që panelet solare mund të vihen shumë shpejt në funksion, nëse qeveria do të ishte e hapur ndaj këtyre investimeve, sot do ti kishim 600MË shtesë në kapacitetet prodhuese vendore.
Por fatkeqsisht, te dy këto projekte janë refuzuar.
Pse???

Shpërndaje në: