Ibrahimovic i drejtohet LeBron James: Mos u merr me politikë, nuk është punë e jotja

Ibrahimovic i drejtohet LeBron James: Mos u merr me politikë, nuk është punë e jotja

Zlatan Ibrahimovic ka folur për basketbollistin më të mirë në histori të NBA-së, LeBron James.

Sulmuesi i klubit italian, AC Milanit – Zlatan ka deklaruar se e pëlqen yllin amerikan, por nuk i kursen as kritikat.

Ibra ia ka dërguar një mesazh Jamesit, duke iu përgjëruar që të mos merret me politikën.

“Ai është fantastik, por mua nuk më pëlqejnë njerëzit e tillë që merren me politikën. Bëje atë që di ta bësh më së miri. Unë luaj futboll, sepse di të luaj futboll, s’jam politikan. Nëse do t’isha një politikan, do t’isha duke bërë politikë”, ka thënë Ibrahimoviqi.

Kujtojmë se LeBron Jamesi bëri shumë komente në lidhje me politikën që u bë për anulimin e NBA-së gjatë kohës së pandemisë.

Shpërndaje në: