Ibrahimovic: Jam president, trajner dhe lojtar – po të isha këtu nga fillimi do ta fitonim titullin

Ibrahimovic: Jam president, trajner dhe lojtar – po të isha këtu nga fillimi do ta fitonim titullin

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se është “president, lojtar dhe trajner” te Milani, teksa diskutoi moshën dhe përgatitjen fizike.

38-vjecari konvertoi një penallti në fitoren 4-2 të Milanit kundër Juventusit duke nxitur një rikthim nga disavantazhi 2-0, transmeton Periskopi.

“Jam i vjetër , ky nuk është sekret. Mosha është vetëm numër. Po punoj mirë, në balanc të mirë. Luajta më shumë sot se në ndeshjen e fundit. Ndihem mirë, të jem i sinqertë, dhe po mundohem të ndihmoj skuadrën në secilën mënyrë,” u shpreh suedezi.

“Jam president, lojtar dhe trajner. Gjëja e vetme negative është se unë paguhem vetëm si futbollist. Po të kisha qenë këtu që nga dita e parë e sezonit, atëherë do ta fitonim Scudetton.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: