Ibrahimovic: Manchester United do të rikthehet

Ibrahimovic: Manchester United do të rikthehet

Sulmuesi i Manchester United ka rigjetur rrugën tek golat, pasi në ndeshjen e fundit realizoj dy gola në fitoren e ‘djajëve të kuqë’ ndaj Swansea. Ai ka folur për skuadrën, dhe se duhet një komponim më i mirë i ekipit.

“Kemi lojtarë në mosha të ndryshme, me përvojë, të rinj, dhe kualiteti është aty. Mendoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha. E kam thënë pas takimit me Liverpoolin, dhe e kam thënë edhe më parë se ne vetëm duhet të gjejmë mënyrën si të funksionojmë”, ka thënë Ibrahimovic për Inside United.

“Sa më shumë që luajmë së bashku më tepër e njohim njëri-tjetrin dhe bëhemi familje. Ti e kupton çka të duhet, dhe e di çfarë duhet të bëjë për të nxjerr më të mirën nga bashkëlojtarët dhe ata e dinë se çfarë kam nevojë unë. Pjesët janë aty, vetëm duhet t’i bashkojmë”, ka përfunduar sulmuesi karizmatik. /Periskopi.com

Shpërndaje në: