Ibrahimovic ndër më të mirët

Ibrahimovic ndër më të mirët

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për sulmuesin e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.

Strategu portugez thotë se ka respekt për atë që suedezi ka arritur në karrierën e tij.

“Unë kam respekt për atë që Zlatan ka arritur në karrierën e tij”, tha Guardiola.

“Ai ka qenë i mahnitshëm kudo, është njëri ndër lojtarët më të mirë. Disa lojtarë kanë nevojë për t’u përshtatur në një ligë tjetër, por lojtarët e mëdhenj jo”, përfundoi strategu i Cityt.

Këto deklarata të ish-trajnerit të Barcelonë vijnë vetëm një ditë para derbit të madh ndërmjet Manchester United dhe Manchester Cityt. /Periskopi.com

Shpërndaje në: