Ibrakoviq pasi Prishtina mposhti Feronikeli: Ndodhi ashtu siç e kishim parashikuar

Ibrakoviq pasi Prishtina mposhti Feronikeli: Ndodhi ashtu siç e kishim parashikuar

Prishtina ka triumfuar pastër ndaj Feronikelit me rezultatin 2-0, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri boshnjak i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq e ka vlerësuar si të vështirë fitoren ndaj skuadrës së Feronikelit.

“Ishte një fitore e vështirë, ashtu siç e kemi parashikuar, pasi Feronikeli u mbyll para portës mirë dhe na detyroi që gjatë tërë pjesës së parë ta kërkojmë golin. Arritëm të shënojmë dy gola në pjesën e dytë dhe të sigurojmë fitoren që është e rëndësishme” – është shprehur Ibrakoviq.

“Po punojmë që ekipi të përmirësohet edhe më shumë dhe besoj që do të jemi më të mirë”- përfundoi ai.

 

Shpërndaje në: