Icardi te Real Madrid me një kusht, të ndahet nga Wanda Nara

Periskopi.com Sporti

Real Madrid mund të shpëtojë karrierën e Mauro Icardit i cili po vuan profesionalisht për shkak të lajmeve rozë që lidhen me jetën e tij bashkëshortore.

Sa herë përflitet për një krizë në çift mes tij dhe Wanda Nara-s, portalet shpërthejnë ndërsa paraqitjet e tij në ndeshje janë për të ardhur keq.

Për këtë arsye trajnerj Galtier te PSG e ka nxjerrë jashtë projektit ndërsa Pocchettino përpara tij nuk e ka pëlqyer aspak faktin që bashkeshortja-agjente Wanda Nara kishte aq shumë influencë te lojtari.

Real mund ta nxjerrë nga telashet por gjithçka varet nga argjentinasi. Klubi spanjoll ka vendosur si kusht të bisedimeve që agjentja Wanda Nara të mos ulet në tavolinën e bisedimeve.

Një mundësi e artë për Mauriton pasi Ancelotti është shansi i fundit i karrierës së sulmuesit të cilin e kanë shtyrë drejt fikjes problemet në çift por edhe egoja e bashkëshortes së tij për të qenë ajo protagonistja e familjes.