Identifikohen 32 fëmijë lëmoshkërkues, arrestohen katër persona

Identifikohen 32 fëmijë lëmoshkërkues, arrestohen katër persona

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka hartuar planin operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e vendit.

Implementimi i këtij operacioni policor ka pasur qëllim identifikimin e viktimave të trafikimit dhe zvogëlimin e pranisë së fëmijëve lëmoshëkërkues në rrugë.

Plani operativ është mbështetur edhe nga akterë tjerë relevantë, si: gjykatat dhe prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.

Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime:

–          Janë identifikuar tridhjetë e dy fëmijë lëmoshëkërkues (20 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë),

–          Janë identifikuar njëzet e një lëmoshëkërkues të moshës së rritur (15 shtetas të Kosovës dhe 6 shtetas të Shqipërisë),

–           Janë arrestuar katër persona nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ dhe janë ngritur njëmbëdhjetë kallëzime penale mbështetur në po këtë vepër.

Shtetasit e huaj janë dërguar për procedurë të mëtutjeshme në Drejtorinë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime tjera bazuar në ligjin për të Huaj.

Shpërndaje në: