Identifikohet personi që vdiq pasi ra nga shkëmbinjtë në Rugovë

Identifikohet personi që vdiq pasi ra nga shkëmbinjtë në Rugovë

Një person sot ka humbur jetën pasi ra nga shkëmbinjët në një zonë të thellë, rrugës për në Rugovë.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se viktima është E.Ademi.

Po ashtu, burime të njejta thanë se dyshohet që viktima është rrëzuar aksidentalisht kur po bënte një pushim të shkurtër gjatë kthimit nga pikniku në Rugovë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së, Fadil Gashi.

Forcat e rendit, zjarrfikësit dhe njësitet tjera relevante, kanë qenë në vendin e ngjarjes, ku edhe e kanë nxjerrë trupin e viktimës./

Shpërndaje në: