Identifikohet sateliti jashtëtokësor “Black Knight”, i vjetër 13, 000 vjeçar

Identifikohet sateliti jashtëtokësor “Black Knight”, i vjetër 13, 000 vjeçar

“Black Knight” ose Kalorësi i Zi është një satelit artificial jashtëtokësor që orbiton tokën për 13, 000 vite.

Origjina e “Black Knight” është një legjend që teroicienë të konspiracionit i referohen si “data në retrospektivë” për t’u kthyer mbrapa në natyrën e jashtëtokësorëve që gjoja se janë regjistruar gjatë një eksperimenti të radios nga Nikola Tesla në vitin 1899 dhe nga një operator radio Jorgen Hals në Oslo të Norvegjisë në vitin 1928.

Brian Dunning tha se sinjalet pulsare të regjistruara nga eskperimenti me radio i Teslas në vitin 1899 janë të vërteta, por ato janë identifikuar në vitin 1968, raporton “Aliensdocs”, transmeton Periskopi.

Në vitin 1954, hulumtuesi i UFO Donald Keyhoe kishte raportuar se dy satelitë të cilët po orbitonin përreth tokës janë identifikuar. Në të njejtën kohë, asnjë vend nuk kishte teknologji për të nisur një satelit në orbitën e tokës.

Në shkurt të vitit 1960, TIME raportoi se marina e SHBA-së kishte zbuluar një objekt të errët që mendohej të ishte një satelit sovjetik në orbitë.

Në vitin 1963, astronauti Gordon Cooper njoftohet se ka raportuar një zbulim të UFO-ve gjatë orbitës së tij të 15-të në Mercury 9, që u konfirmua nga stacionet e përcjelljes, por nuk ka dëshmi se kjo ka ndodhur.

Në vitin 1973, autori skocez Duncan Lunan analizoi frekuencat e vonuara të radios të marra nga Hals dhe ai spekulon se ato mund të kishin origjinën 13,000 vite të vjetra të vendosur në një orbitë rreth hënës dhe tokës./Periskopi/

Shpërndaje në: