Identifikohet vajza sekrete e Kim Jong-un

Identifikohet vajza sekrete e Kim Jong-un

E bija sekrete e liderit të Koresë së Veriut besohet se është parë të për herë të parë në një eveniment kombëtar, thonë së fundmi ekspertët e Penianit nga Kina dhe Korea e Jugut.

Vajza që identifikohet me emrin Kim Ju-ae – u shfaq së fundmi në skenën e celebrimeve të Ditës Kombëtare të Koresë së Veriut këtë muaj, si një nga disa fëmijët që këndonin një këngë për Kim Jong-un dhe bashkëshorten e tij, Ri Sol-ju.

Por vajza e vogël tërhoqi vëmendjen e ekspertëve investigues me diçka të veçantë që ndodhi në fund të shfaqjes.

Analisti i Koresë së Veriut që shkruan me pseudonimin Samhero, vërente se Ri Sol-ju iu afrua në mënyrë të veçantë kësaj vajze në fund të shfaqjes.

Ajo i vuri dorën në shpatulla dhe nisi të fliste në mënyrë personale, dhe u nda vetëm kur dikush tjetër duhet të kalonte pranë të shoqit.

Ndërsa kur fëmijët u mblodhën të gjithë rreth liderit Kim Jong-un, vajza në fjalë dukej shumë më e qetë se të tjerat, madje mbajti një tjetër vajzë nga krahu që po i afrohej shumë liderit.

Në zhvillimin enigmatik për familjen e liderit komunist, të tjerë ekspertë vërenin se vajza performoi vetëm një herë kur Kim ishte prezent, dhe nuk u shfaq në performancat e një nate më pas.

Edhe eksperti britanik i Koresë së Veriut, Michael Madden, konfirmimi se e bija e Kim do të kishte një moshë të ngjashme.

Ai thotë: “Ajo duhet të jetë tani rreth dhjetë vjeçe, siç duket edhe vajza e shfaqur në mediat televizive. Edhe gruaja e liderit, Ri Sol-ju është shfaqur disa herë në televizion para se të identifikohej si pjesë e familjes”.

“Zonja Ri ka dalë në televizionin koreano-verior disa herë si këngëtare, nganjëherë soliste dhe në koncerte”, tha ai.

“Por elitat në Korenë e Veriut nuk bashkëveprojnë me të afërmit e tyre në publik pa aprovimin e liderit”.

“Kjo vjen prej rrezikut të sigurisë që mund të sjellë identifikimi i tyre. Kështu veprohej edhe me vetë Kim Jong-un kur ishte i vogël, dhe tashmë me fëmijët e tij”.

Madden shton më tej: “Zhurmat aktuale për fëmijët e Kim Jong-un thonë se ai ka dy vajza e një djalë, por informacionet janë shpesh kontradiktore dhe spekulative”.

Vetë Kim Jong-un është bërë i njohur për popullin e tij në 2010, në vitin para vdekjes së babait dhe pararendësit Kim Jong-il.

 

Shpërndaje në: