Ideologu i VV-së e sulmon Trumpin, Edi Ramën dhe Isa Mustafën për lidhjet me komunizmin

Ideologu i VV-së e sulmon Trumpin, Edi Ramën dhe Isa Mustafën për lidhjet me komunizmin

Ideologu i famshëm i VV-së nga Shqipëria, Hysamedin Feraj, e ka sulmuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump për hipokrizi dhe për lidhje me komunizmin – duke iu qepuar kësisoj edhe dy politikanëve shqiptarë, Edi Ramën dhe Isa Mustafën. 

Ai ka akuzuar Trumpin për lidhjet me Putinin, për të cilin kujton se ka qenë oficer i KGB-së (shërbim sekret famëkeq i sovietëve komunistë) dhe për lidhje me Kim Jong-unin (të cilin e ngatërron me ndonjë qytetar të rëndomtë koreanoverior).

Më tej, ai thotë se Trump në Shqipëri ka zgjedhur Edi Ramën – e për të cilin deklaron se vjen nga ish partia e Punës (partia komuniste famëkeqe e Enver Hoxhës) ndërsa në Kosovë ka zgjedhur Isa Mustafën (LDK-në e quan ish parti komuniste), përcjell Periskopi.

Ai shton se shqiptarët që mbështesin Trumpin e bëjnë një gjë të tillë sepse e mbështesin Edi Ramën dhe Isa Mustafën.

Muajt e fundit, sulmet e VV-së janë ridrejtuar theksueshëm kah LDK-ja duke amnistuar partitë e tjera që ishin dhe janë ende në pushtet.

Feraj në anën tjetër është kritikuar po ashtu për të kaluarën e tij komuniste.

Statusi i plotë: 

Trumpi po i mbron SHBA-të nga komunizmi aq sa i mbrojti McCarthy nga komunist i rrezikshëm Charlie Chaplin! Ky i shkreti vdiq pa e bërë Anglinë komuniste.
Për këtë ka edhe mbështetjen e plotë të KGB-istit Putin, e ka aq mik komunistin Kim Il Un sa u mërzit mos i ka ndodhur gjë e keqe kur nuk shfaq në publik dhjetë ditë, dhe komunistëve kinez u ka lënë të lirë botën për investime të jashtëme.
Në Shqipëri ka zgjedhur për aleatë ish-Partinë e Punës, Edi Ramën, e mbështetur fuqishëm nga ambasadorja e tij kundër komunistëve të opozitës.
Në Kosovë ka zgjedhur për aleat ish- partinë komuniste të Kosovës dhe kreun e saj Isa Mustafa!
Shqiptarët që mbështesin Trumpin, e bëjnë sepse mbështesin Edi Ramën dhe Isa Mustafën.

Shpërndaje në: