Ideologu i VV-së e sulmon Periskopin: Albin Kurti po vendos Pavarësinë e Kosovës

Ideologu i VV-së e sulmon Periskopin: Albin Kurti po vendos Pavarësinë e Kosovës

Ideologu i Vetëvendosjes, anëtari i nderuar Hysamedin Feraj, e ka sulmuar Periskopin në një shkrim të rrufeshëm në Facebook pas një raportimi të djeshëm që i bëri ky portal shkrimit të tij.

Ani që Periskopi është ndër të paktat portale që rregullisht i përcjell shkrimet e z. Feraj, ky i fundit duket se kërkon të ndërhyjë edhe në mënyrën se si përcillen këto shkrime.

Në shkrimin e djeshëm, Feraj argumenton që Kurti po e bën Kosovën shtet të pavarur dhe me reciprocitet. Në fakt, siç e dimë të gjithë, kryeministri Kurti ende nuk e ka vendosur reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë duke realizuar një ndër të drejtat themelore të një shteti të pavarur.

Por, Feraj pretendon që Periskopi, portali më i lexuar shqiptar, nuk “e sheh gjuhën shqipe”

Një gjë të tillë, zyrtari i lartë i partisë në pushtet e bën duke sulmuar edhe moralisht redaksinë e portalit dhe gjithë gazetarët e tij.

Për më tepër, Feraj nuk ngurron edhe të shpif duke vlerësuar që Periskopi ka qenë mbështetës i qeverive të kaluara, para Albin Kurtit, dhe e cila nuk qëndron.

Natyrisht, një gjuhë e tillë nga një eksponent i pushtetit rrezikon gazetarët e mediumit dhe nxit gjuhën e urrejtjes.

Statusi i plotë:

Periskopi që nuk sheh shqip!

Periskopi nuk njeh shqipen, në këtë rast fushën semantike që rrethon fjalën pavarësi e Kosovës. Dhe injorancëne vet e paraqet për argument. Edhe këtë e bën sepse nuk di që “ignorantia non est argumentum”!

  • Gjithsesi, meqë kam thënë se disa kritikë pranojnë që Albin Kurti “e vendosi” pavarësinë, dje Periskopi shkruan se kam thënë “e solli”. Mirëpo, në mesin e fjalëve, ka dallim ndërmjet “e solli” faktikisht (me mjetet e tij, më saktë e përmbushi kushtin NATO dhe UÇK), “e shpalli” formalisht, juridikisht (Hashim Thaçi”), “e vendosi” efektivisht, në vendin që i përket (Albin Kurti). Secili akt ka rëndësi të madhe. Mirëpo Persikopi nuk e njeh semantikën e pavarësisë, sepse nuk e njeh për vete dhe nuk e ka provuar ndonjëherë shijen e pavarësisë… nga paratë!
  • Pavarësia, ndonëse po formalisht, nuk është e vendosur ende efektivisht nëse udhëheqja e Kosovës i bindet udhëheqjes së Serbisë, si në dialogun ilustrues më poshtë:

Vuçiqi: Kosova i ka borxh Serbisë!

Thaçi: Ashtu është.

Vuçiqi: Kosova duhet t’i japë Serbisë territor të Kosovës që t’ia shlyej pak borxhin!

Thaçi: Me dhimbje, por po.

Vuçiqi: Mos fol!

Thaçi: Si urdhëron, por a mund të të shfajësoj?

Vuçiqi: Fol!

Thaçi: Vuçiqi nuk është djalë problematik.

Vuçiqi: Unë nuk e ulë veten e të kërkoj falje për krimet tona në Kosovë!

Haradinaj: Nuk ka nevojë të ulësh dinjitetin tënd, jam i gatshëm ta fal Serbinë pa kërkuar falje ju.

Kjo është qeveria që duam – thërret Periskopi! Ajo shpërdoronte buxhetin financiar, ne buxhetin gjuhësor!

  • Mirëpo kjo nuk është vendosje efektivisht e marrëdhënies së pavarur të Kosovës me Serbinë, përndryshe do të kishim qenë të pavarur gjatë gjithë kohës kur udhëheqja e Kosovës i përmbushte kërkesat e Serbisë, duke ushtruar në fakt ndërtimin hierakik të pushtetit.

Tërbimi i Vuçiqit (dhe analistëve mbështetës të tij në Kosovë) kundër Kurtit vjen ngaqë ky vendosi sjelljen efektivisht të pavarur të qeverisë së Kosovës nga qeveria e Serbisë, të pushtetit të Kosovës nga pushteti i Serbisë.

Faktet dhe dialogun ilustrues për këtë mund ta ndërtojë kushdo që ka ndjekur ngjarjet:

Albini: Prano se nuk do ta sulmosh Kosovën!

Vuçiqi: Nuk pranoj.

Albini: Prano pavarësinë e Kosovës!

Vuçiqi: Kurrë

Albini: Vuçiqi është problematiku i Ballkanit;

Vuçiqi: Albini është problem për mua! (Edhe për ne, thërret një kor në Kosovë)

Bota: Vuçiqi po nxit problemet dhe konfliktet në Ballkan.

(E kështu më tej)

Kjo është pavarësia e vendosur në efekt (shkak, rrjedhojë, efiçiencë, veprim)!

  • Mirëpo Persikopi nuk di. Për rrjedhojë i budalleps lexuesit që i besojnë.
  • Gjithsesi drita e diellit vjen, dhe vjen vetëm nga jashtë Persikopit dhe të ngjashmëve të tij. Fatmirësisht, veç antigazetarisë së Periskopit dhe të ngjashmëve, ekziston shumë gazetari mes shqiptarëve.

Prandaj, mbas ngurrimit të parë, të menduarit qytetar po shkon deri te votuesit për zgjedhjet komunale!

Shpërndaje në: