Igli Tare i “rrëmben” Romës talentin shqiptar

Igli Tare i “rrëmben” Romës talentin shqiptar

Igli Tare vazhdon të afrojë sa më shumë futbollistë shqiptarë te Lazio.

Së fundmi ka marrë qendërmbrojtësin shqiptar Sergio Kalaj, pjesë e Shqipërisë U17 dhe gjithçka është zyrtare.

Mbrojtësi luajti vjet me Romën në 18 ndeshje dhe realizoi dy gola, ndërsa tani do kalojë te rivalët e tyre, ku drejtor sportiv është Tare.

Kalaj ishte i huazuar nga Roma prej Savios, por nuk e ka paguar kartonin e mbrojtësit dhe Lazio ka qenë në gatishmëri duke e bërë pjesë të saj mbrojtësin 17-vjeçar duke e konsideruar si të ardhmen e mbrojtjes laciale.

Shpërndaje në: