Igli Tare shumë afër marrëveshjes me Milanin, do të bëhet drejtor sportiv

Igli Tare shumë afër marrëveshjes me Milanin, do të bëhet drejtor sportiv

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare, është shumë afër arritjes së marrëveshjes që të bëhet drejtor sportiv i klubit italian AC Milan, përcjell Gazeta Metro.

Sipas gazetarit të famshëm italian Fabrizio Romano, Milani është shumë afër që ta kryejë marrëveshjen me Igli Taren.

Ai thotë se marrëveshja gati është e kryer, krejt çka ka mbetur janë disa hapa formalë.

Igli Tare dikur ishte edhe drejtor sportiv i Lazios, ndërsa tash si duket do të marrë një rol edhe më të madh në San Siro.

Shpërndaje në: