Igli Tare të marrë pozitë të rëndësishme te gjiganti evropian

Igli Tare të marrë pozitë të rëndësishme te gjiganti evropian

Milani raportohet se ka bërë kontakte me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare.

“Rossonerët” thuhet se janë duke e përcjellur me vëmendje punën e drejtorit aktual të tyre, Leonardo, transmeton Persikopi.

Sidoqoftë, gjithçka varet nëse klubi do të kualifikohet në Champions League apo jo.

Image

Kështu, raportet nga Italia potencojnë se Tare është kontaktuar nga drejtuesit e klubit nga qyteti i modës.

Sipas “CalcioMercato”, drejtuesit e Milanit janë të ngazëllyer me punën e Tares te Lazio në vitet e fundit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: