Ikja nga policia me makinë, i dënuari për vrasje: Dorëzohet në polici tigri i famshëm

Ikja nga policia me makinë, i dënuari për vrasje: Dorëzohet në polici tigri i famshëm

Një tigër që kishte qenë në kërkim për më shumë se një javë pasi ishte gjetur duke bredhur në një lagje në Houston është dorëzuar në polici.

Tigri me emrin India, një tigër nëntë-muajsh nga Bengali, u dorëzua në policia të shtunën dhe mësohet se është shëndosh e mirë.

Pamjet e tij javën e kaluar e paraqisnin derisa ecte rrugës në perëndim të qytetit teksan, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Tigri do të dorëzohet më pas në një strehimore kafshësh.

Kafsha në fjalë ishte parë fillimisht në rrugë më 9 maj. Kur zyrtarët policorë kishin arritur në vend-ngjarje, një burrë e kishte hipur atë në makinën e tij dhe kishte ikur.

Policia ishte përpjekur ta ndiqte makinën por e kishte humbur më pas.

Disa ditë më vonë, personi në fjalë ishte arrestuar. Bëhej fjalë për Hugo Cuevasin, një person që kishte qenë i liruar me kusht pasi ishte dënuar për vrasje. /Periskopi

Shpërndaje në: