Ikona e NBA e cilëson LeBron James si lojtarin më inteligjent të të gjitha kohërave

Ikona e NBA e cilëson LeBron James si lojtarin më inteligjent të të gjitha kohërave

Shumë ndjekës të NBA besojnë se LeBron James është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, kurse për disa të tjerë është në mesin e më të mirëve.

Gjithsesi, anash gjithë debatit për LBJ, duket sikur ekziston një pajtueshmëri se LeBron është lojtari më i zgjuar që ka pasur NBA.

Njësoj mendon edhe ikona e NBA, sipas të cilit është edhe logo e ligës, Jerry West, përcjell Periskopi.

“Epo, LeBron James është i mahnitshëm. Kur e shikon atë duke luajtur, ai nuk lë asgjë pa investuar nga vetja. Etika e tij e punës…”, ka thënë West, transmeton Periskopi.

“Ai është ndoshta lojtari më inteligjent që ka parë basketbolli”, ka shtuar ish anëtari i Lakers.

LeBron James këtë edicion do të luajë me fanellën e Lakers, në ndjekje të një titulli tjetër të kampionit. /Periskopi/

Shpërndaje në: