IKShP në grevë, raporti i pandemisë del me vonesë, por megjithatë del (Shifrat)

IKShP në grevë, raporti i pandemisë del me vonesë, por megjithatë del (Shifrat)

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus dhe fatmirësisht asnjë vdekje me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave të IKSHPK-së, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 16 persona.

Në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 1559 testime për koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës.

Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 323.

Ndryshe, që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar 161.049 raste, prej tyre 157.743 janë shëruar, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.983 pacientë.

Shpërndaje në: