IKShP obligon popullin: Mos ejani këtu pasi testoheni– ua tregojmë ne rezultatin

IKShP obligon popullin: Mos ejani këtu pasi testoheni– ua tregojmë ne rezultatin

IKSHP njofton:

INFORMATË OBLIGUESE PËR TË GJITHË TË TESTUARIT NË SARS CoV-2!

Të gjithë personat të cilët janë mostruar për testim në COVID 19 duhet të qëndrojnë në shtëpi/banesë deri në lajmërimin e rezultatit të testit nga IKSHPK.

Personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në COVID 19 e kanë të ndaluar që personalisht të vijnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit.

Individët e interesuar që të kenë rezultatin në formë të shkruar më herët, rezultatin e testimit mund ta kërkojnë përmes emailit në [email protected] ose të autorizojnë (me posedim të letërnjoftimit/pasaportës të personit testuar) ndonjë individ që nuk është i infektuar me COVID 19.

Shpërndaje në: