IKShPK-ja me apel për qytetarët pas rritjes së temperaturave: Mos hani ushqim kudo

IKShPK-ja me apel për qytetarët pas rritjes së temperaturave: Mos hani ushqim kudo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes se çfarë ushqime konsumojnë gjatë verës, shkruan Periskopi.

Në njoftimin e IKShPk-së janë listuar disa këshilla për qytetarët me thirrjen  ‘Mos hani ushqim kudo’, në mënyrë që t’i shmangen epidemive të ndryshme.

“Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!
Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

Qytetarë të nderuar!
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!
Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:
Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi
Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.
Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj
Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.
Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier
Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.
Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.
Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer
Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.
Duart duhet të lahen dhe thahen:
– para se të filloni të përgatisni ushqimin
– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
– pas përdorimit të tualetit
– pasi të pastroni hundën
– pasi të prekni një kafshë
– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.
MOS HANI USHQIM KUDO!
PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!

 

Shpërndaje në: