Ilaçi për kurimin e kancerit në zorrë, që po iu jep shpresë shkencëtarëve

Ilaçi për kurimin e kancerit në zorrë, që po iu jep shpresë shkencëtarëve

Një ilaç i ri për kancerin kolorektal (kanceri në zorrë) ka befasur shkencëtarët me efektshmërinë e tij kundër sëmundjes tejet të rrezikshme, pasi që ilaçi shëroi çdo anëtar të një ekipi testues, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Dostarlimb, një ilaq anti-trup monoklonal që tashmë është miratuar për kurimin e kancerit endometrial (i mitrës) në Mbretërinë e Bashkuar, tejkaloi pritshmëritë në një Qendër të për të prekurit me Kancer në New York.

Një vit pasi që përfundoi mbikëqyrja, kanceri i të gjithë 18 pjesëmarrësve kishte shkuar për rivlerësim, me doktorët që nuk ishin në gjendje të gjenin shenja të kancerit në trupin e tyre.

Dr. Luis Diaz, një nga udhëheqësit e studimit, tha: “Unë besoj se kjo është hera e parë  që ka ndodhur në historinë e kancerit. Është shumë ngazëllyese. Mendoj se ky është një hap i madh për pacientët”.

Diaz, që është anëtar i Bordit Kombëtar për Mbikëqyrje të Kancerit në Shtëpinë e Bardhë, tha për New York Times që zbulimi është “maja e ajsbergut”.

Dostarlimb mund të përdorët në pacientët që kanë tumore me specifika gjenetike të njohura si MMRd dhe MSI.

Në Britani të Madhe, një dozë e ilaçit kushton 5.887 funta.

Shpërndaje në: