Ilicic në depresion të thellë: Largohet nga kampi i Atalantas, rikthehet në Slloveni në kohën kur i duhet klubit

Periskopi.com Sporti

Josip Ilicic raportohet se është rikthyer në Slloveni për shkak të problemeve personale, dhe nuk do të luajë në Champions League, transmeton Periskopi.

“La Gazzetta dello Sport” raportoi të premten në mëngjes se lojtari fluturoi për të qenë më afër familjes, teksa “Sky Sport Italia” ka zbuluar detaje të tjera, teksa është potencuar se Ilicic po vuan nga depresioni pas kohës së vështirë në Itali me pandeminë.

Përndryshe, ai kishte shënuar 21 gola në 34 ndeshje kompetitive këtë sezon, duke dhuruar nëntë asistime, përfshirë pesë gola në shtatë ndeshje të Champions Leagues. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: