Ilir Deda pyetet për demarkacionin dhe Asociacionin, Mustafa qesh dhe ja si përgjigjet
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor me Alternativën, me përfaqësuese Mimoza Kusari-Lilën.
Ai ka folur edhe për mundësinë për koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit, duke thënë se ”ata nuk kanë mundësi më të mirë se ne”, njofton Periskopi.
Ndërkohë që Ilir Dedën e Alternativës, parti kjo që sot zyrtarisht iu bashkua LDK-së, e kanë pyetur për kundërshtimin e demarkacionit, Mustafa duke qeshur është përgjigjur në vend të tij, duke thënë se ‘ka edhe nga LDK-ja që kanë votuar kundër kësaj marrëveshjeje’./Periskopi/



