Ilir Ferati: Çdo fëmijë i komunës tonë do ketë vend në çerdhe

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka pritur në takim stafin e institucioneve parashkollore, çerdheve të Komunës së Istogut.

Me këtë rast, Ferati, tha se i falënderova për punën e shkëlqyeshme që e bëjnë çdo ditë dhe bashkë diskutuam mbi sfidat që kanë.

Ai, më tej, theksoi se me kënaqësi i njoftova që nën qeverisjen tonë komunale çdo fëmijë i komunës tonë do ketë vend në çerdhe, duke zbatuar planin:

-zgjerimi i kapaciteteve të stafit dhe të infrastrukturës në çerdhet ekzistuese -ofrimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta

– një asistent për çdo fëmijë -ofrimi i shërbimeve të logopedisë përmes angazhimit të ekspertëve të jashtëm

-ndërtimi i çerdhes së re në Gurrakoc

-finalizimi i çerdheve të reja në Istog dhe Vrellë

“Për punën e tyre e për takimin shumë të mirë i falënderoj përzemërsisht”, ka thënë Ferati.