Ilir Ferati e ka derën hapur në çdo shtëpi e familje istogase

Ilir Ferati e ka derën hapur në çdo shtëpi e familje istogase

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vijuar me takimet nëpër familjet istogase.

“Kënaqësi e veçantë të jem mysafir i familjes së madhe Blakaj në Vrellë. Kjo familje dhe Vrella kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Istogun e Kosovën, andaj është nder dhe përgjegjësi e madhe kur merr përkrahjen e tyre”, ka thënë Ferati gjatë vizitës që i bëri kësaj familje.

Ai, më tej, theksoi se, Vrella ka qenë dhe do mbetet bartëse e fitores tonë të përbashkët të 17 tetorit.

Shpërndaje në: