Ilir Ferati me program konkret për të moshuarit

Ilir Ferati me program konkret për të moshuarit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar qendrat e të moshuarve në Gurrakoc dhe Istog.

Me këtë rast, ai ka thënë se kjo kategori e shoqërisë ka nevojë për kujdes e vëmendje të veçantë, ndërsa më tej shpalosi pjesë nga programi qeverisës për këtë kategori:

-Do ketë inspektim javor të qendrave për të moshuarit për të garantuar trajtim të mirëqenë

-Do krijohen hapësira rekreative dhe pushuese për të moshuarit në afërsi të këtyre qendrave

“Për punën e palodhshme që e bëjnë stafi i këtyre qendrave dhe për mikpritjen e tyre i falënderoj përzemërsisht”, tha për fund Ferati.

Shpërndaje në: