Ilir Krasniqi i shkruan Glauk Konjufcës: Kërcënon me vetëvrasje

Ilir Krasniqi i shkruan Glauk Konjufcës: Kërcënon me vetëvrasje

Përshëndetje z.Konjufca,

Jam Ilir Krasniqi dhe desha t’iu kontaktoj përmes Facebookut sepse për fat të keq nuk kam numër kontaktues tuajin.

E pashë sot që z.Milaim Zeka ua la mbi tavolinën tuaj një listë të njerëzve që kanë aplikuar në firmën “Ilir Krasniqi & Milaim Zeka Op” duke kërkuar prej jush që brenda një jave t’i kontaktonit dhe të informoheshin se a ka marrë dikush para nga ai.

Edhe unë ua dëshmoj si të keni dëshirë që Milaim Zeka askujt nuk i ka marrë para. Por edhe iu dëshmoj juve që nëse dikush del dhe thotë që ia kam paguar personit tim, Ilir Krasniqit, një Euro të vetme, pa e mbyt veten në prezencën tuaj nuk do ta lë.

Por z.Konjufca, ne e kemi pasur zyren në lagjen Pejton dhe aty një punëtore iu merrte aplikacione qytetarëve. Z.Konjufca, ju mund ta pyesni më konkretisht se sa para i kanë dalë në xhirollogari të tij prej këtyre aplikantëve? Duhet ta pyesësh atë, dhe nëse ai iu thotë se nuk kam marrë atëherë është duke gënjyer siç e gënjen dhe mundohet ta gënjejë kuvendin duke trilluar. Kam kërkuar nëpër të gjitha televizionet me u përball me të direkt, por askush nuk më ka pranuar dhe nuk më ka dhënë mundësinë për të folur realitetin të cilin po e vuaj personalisht unë.

Dhe z.Konjufca, nëse keni mundësi ta pyesni z.Zeka se kush ia mundësoi çregjistrimin e firmës në të cilën kemi qenë ortakë, pa praninë time. Për këtë mund t’iu dërgoj një kopje edhe juve. Por, të lutem nëse keni mundësi të më përballni në një televizion ku do të ishte edhe z.Zeka. Nuk kam asnjë dëshirë më të madhe në jetë se kjo. Nëse ka shtet ligjor dhe prokuror ligjor atëherë do të kenë shumë punë me z.Zeka.

Me respekt,

Ilir Krasniqi

Shënim i redaksisë: Letra është publikuar si e lekturuar

Shpërndaje në: