Ilir Meta e pranon: Qëllimet e marrëveshjes Rama-Basha…

Ilir Meta e pranon: Qëllimet e marrëveshjes Rama-Basha…

Ilir Meta është përpjekur të qetësojë anëtarët e LSI-së, për pasojat që do të vijnë nga marrëveshja Rama-Basha. 

Por Meta pranoi se goditja e LSI ishte qëllimi i paktit. I pyetur nga gazetarët nëse shihte të njëjtën situatë sin ë 2008, kur u bënë ndryshimet kushtetuese, Meta tha se realitetet janë të ndryshme sot, por qëllimet e Bashës dhe Ramës ishin të njëjtat.

“Nuk ka ngjashmëri me 2008 sepse jemi ne realitete të ndryshëm. Mund të ketë ngjashmëri me qëllime të njëjta, por realitetet janë të ndryshme” u shpreh kreu i LSI.

Dalja në vete, pa koalicione, sipas Metës nuk e dëmton LSI, sepse jemi në realitete të ndryshme. Në fakt, që nga zgjedhjet e 2009, LSI është rritur ndjeshëm. Në 2009, LSI mori vetëm 4 mandate. Që nga ajo kohë ka qenë për 8 vjet në pushtet. Në zgjedhjet e 2013 votat e LSI u rritën, mandatet u 4-fishuan. Por në vitin 2013, LSI ishte në koalicion me PS dhe u favorizua nga Kodi Zgjedhor. Gjithashtu në 8 vjet, nuk është diskutuar ndonjëherë rënia nga pushteti. Ndërkohë marrëveshja Rama-Basha duket se përfshinte bashkëpunim PD-PS edhe pas zgjedhjeve.

 

 

Shpërndaje në: