Ilir Meta në zi, humb një person të afërt

Ilir Meta në zi, humb një person të afërt

Presidenti Ilir Meta ndan një lajm të hidhur në rrjetet sociale.

Ai shprehet se ka humbur mikun e tij Hekuran Doko.

Ky i fundit edhe pse e kishte fituar betejën me Covid, sërish pasojat e virusit e mposhtën.

Kreu i shtetit tregon se ai kurrë nuk ka përfituar nga pozicionet e larta që Meta ka mbajtur këto 30 vjet.

Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri” thotë Meta.

 

Shpërndaje në: