Iljasa Fazliu që abuzoi me 5 vjeçaren punonte si logoped pa licencë nga Oda e Infermierëve

Iljasa Fazliu që abuzoi me 5 vjeçaren punonte si logoped pa licencë nga Oda e Infermierëve

Iljasa Fazliu, logopedi nga Gjilani emri i të cilit u lakua në media mjaft shumë rezulton të mos ketë licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve të Kosovës. Fazliu në videon e publikuar nga Insajderi dëgjohet teksa shan e ofendon një vajzë të mitur 5 vjeçare në ordinancën e tij AAR Logo+.

Iljasa Fazliu, personi më i famshëm gjatë ditës së sotshme, ka punuar me vite të tëra si logoped pa pasur fare licencë për të kryer këtë shërbim. Askush nuk e ka penguar që të përfitoj financarisht kundërligjshëm, duke kryer shërbime mjekësore pa licencë.

Madje ka ndodhur e kundërta. Ai është shpërblyer nga Pranvera Zejnullahu, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së QKUK’së. Është avancuar në pozitë në muajin shtator të këtij viti. Është bërë shef i shërbimeve logopedike në QKUK.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Odën e Infermierëve të Kosovës dhe në përgjigjien e tyre për mediumin thuhet se ai nuk nuk ka licence dhe as nuk figuron në databazen e Odës së Infermierëve të Kosovës.

”Ju njoftojmë se personi per te cilin i referoheni nuk ka licence dhe as nuk figuron ne databazen e Odes se Infermiereve te Kosoves.Andaj, derisa nuk ka licence tek OIK, pergjegjesia per masa tejkalon domenin e OIK”, thuhet në përgjigjien e OIK-së për Insajderin.

I njëjti logoped, mësohet se në shtator të këtij viti është emëruar si  ud. i shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Insajderi ka siguruar edhe dokumentet:

Shpërndaje në: