Ilkay Gundogan sulmon brutalisht formatin e Champions Leagues: Është vetë shejtani

Ilkay Gundogan sulmon brutalisht formatin e Champions Leagues: Është vetë shejtani

Champions League pritet t’u nënshtrohet ndryshimeve drastike në vitin 2024.

UEFA është e vendosur të riformatizojë kompeticionin elitar të Evropës dhe të hënën e konfirmoi se do të ketë ndryshime të mëdha, transmeton Periskopi.

Formati aktual ka 32 skuadra të ndara në tetë grupe.

Numri i skuadrave pritet të ngritet në 36 dhe nuk do të ketë fazë të grupeve.

Në vend të grupeve, skuadrat do të luajnë në një ligë të madhe. Secila skuadër do të zhvillojë 10 ndeshje kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm.

Top tetë skuadrat do të kualifikohen direkt në fazën e eleminimit direkt, derisa skuadrat që përfundojnë në vendin e nëntë deri në të 24-tin do të ndeshen në play-off me dy takime për tetë vendet e mbetura.

Faza e eleminimit direkt do të mbetet njejtë si është edhe sot.

Formati i ri garanton më shumë ndeshje dhe kjo është dicka që Ilkay Gundoganin e ka frustruar.

Mesfushori i Manchester Cityt ka shfrytëzuar Twitterin për ta sulmuar ndryshimin.

Ai shkroi: ”Me krejt gjërat në lidhje me Super Leaguen që po ndodhin… a mund të flasim ju lutem edhe për formatin e ri të Champions Leagues.

”Më shumë e më shumë ndeshje, a nuk po mendon askush për futbollistët? Formati i ri i UCL është e keqja më e vogë nga dy të këqijat krahasuar me Super Leaguen…

”Formati aktual i UCL punon për mrekulli dhe për këtë është kompeticioni më i famshëm në botë – për ne lojtarët dhe për fansat.” /Periskopi.com/

p1f3te5401jrmnrltjo1r8q1euvo.jpg

Shpërndaje në: