Imami i dënuar Zeqirja Qazimi sot del para Gjykatës së Apelit

Imami i dënuar Zeqirja Qazimi sot del para Gjykatës së Apelit

Qazimi, imam i xhamisë “El-Kudus” në Gjilan, është dënuar më 20 maj 2016 me 10 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në rastin e Zeqirja Qazimit dhe të tjerëve të dënuar për terrorizëm është caktuar do të mbahet sot në Gjykatën e Apelit.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com Muhamet Humolli, avokat i të akuzuarit Ilir Krraba.

Me Qazimin, për pjesëmarrje në grup terrorist akuzoheshin edhe Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.

Gjykata dënoi me 8 vjet burg Ilir Berishën e me 7 vjet e 6 muaj burg Sadat Topojanin. Ilir Krraba u dënua me 5 vjet burg, Burim Ballazhi 4 vjet e 6 muaj, Jetmir Kyçyku 4 vjet dhe Liridon Kabashi 3 vjet.

Ilir Berisha, Liridon Kabashi e Burim Ballazhi gjatë gjykimit pranuan fajësinë.

Shpërndaje në: