Imami i Halabakut u pengua të hyjë në xhami, raportohet për 7 persona të arrestuar

Imami i Halabakut u pengua të hyjë në xhami, raportohet për 7 persona të arrestuar

Më herët u raportua se para xhamisë së fshatit Halabak, janë krijuar tensione mes një imami dhe disa praktikuesve fetarë, të cilët kanë penguar imamin që t’i kryej ritualet fetare.

Informacionet më të reja lidhur me ngjarjen, bëjnë të ditur se Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë 7 persona. Sipas asaj që dihet deri më tani, imami ka insistuar që të kryej rituale e zakonshme fetare, gjë e cila ka shpjerë deri te përplasja me personat e tjerë, raporton Express.

Periskopi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.

Jo më shumë se një ditë më parë, imami i fshatit Lupç të Podujevës është rrahur brutalisht. Organet e rendit shkuan në vendngjarje dhe pasi hoxha u nis për mjekim, pas hetimeve ata arrestuan tre persona, që janë vëllezër me njëri-tjetrin.

 

Shpërndaje në: