Imri Ahmeti paralajmëron investime të reja në fshatrat e Lipjanit

Imri Ahmeti paralajmëron investime të reja në fshatrat e Lipjanit

Kandidati i LDK’së për të parin e Lipjanit, njëherësh kryetari aktual Imri Ahmeti ka zhvilluar sot takime me qytetarë të fshatrave Llugaxhi, Rubovc dhe Kojska.

Ahmeti në këtë rast tha se gjatë mandatit të tij të ardhshëm në krye të komunës do të ketë investime dhe projekte të reja.

“Llugaxhia, Rubovci dhe Kojska i kanë parë ndryshimet e mëdha me qeverisjen tonë. Bashkë me banorët, sonte u morëm vesh për një fazë të re investimesh e projektesh në katërvjeçarin e ardhshëm”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Shpërndaje në: