Incident para takimit të Bashës në Burrel

Incident para takimit të Bashës në Burrel

Një incident përleshjeje ndodhi para takimit që Lulzim Basha do të zhvillonte me strukturat e PD, si pjesë e fushatës për kreun e partisë.

Burime të lapsi.al thanë se në kohën kur anëtarët e PD po prisnin Bashën, është goditur nga njëri prej tyre deputeti aktual Bedri Hoxha, transmeton Klan Kosova.

Hoxha është dërguar në spital për t’u mjekuar, ndërsa disa dëshmitarë thanë për lapsi.al se personi që e ka qëlluar është i afërm i deputetes Dhurata Çupi, e cila është rizgjedhur për një mandat të dytë, si e para e listës së PD në Dibër.

Arsyet e dhunës mbeten të paqarta.

Incidenti është përmendur edhe nga Basha në takim me antarësinë, i cili mësohet se ka thënë që duhen ulur gjakrat që të mos ndodhin ngjarje të tjera si kjo e sotmja, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në: