Incidenti i policëve të Kosovës me shtetasit amerikanë

Incidenti i policëve të Kosovës me shtetasit amerikanë

Shtetasit amerikanë, Jonay dhe Olga Jonay kanë menduar se kanë rënë pre e dy kriminelëve të armatosur.

Por, njerëzit që po u drejtonin armët ishin pjesëtarë të njësisë së mbrojtjes së afërt, të Policisë së Kosovës.

Ramadan Krasniqi dhe Bajram Gashi aso kohe kishin nën mbrojtje kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Kjo ngjarje që duket si në filma aksion është e incizuar me celular. Ka ndodhur një vit e gjysmë më parë në hyrje të Fushë-Kosovës. Shkas ishte bërë drejtimi i revoles nga polici, Bajram Gashi, veturës civile në të cilën ndodheshin pos amerikanëve, edhe Blerim Ramosaj dhe Besnik Tahirukaj. /INSAJDERI/

Shpërndaje në: