Infermierët: Jemi të mllefosur, shumë shpejt do të protestojmë para Qeverisë

Infermierët: Jemi të mllefosur, shumë shpejt do të protestojmë para Qeverisë

Sindikata e infermierëve dhe Oda e infermierëve kanë paralajmëruar protesta për shkak të uljes së shtesave nga Qeveria Kurti.

“Aprovimi sa më shpejt i Ligjit të pagave.Një infermier që kujdeset me pacient për covid, deri në 27 pacientë, vetëm 18 euro paguhet për atë ndërrim. Sapo të bie numri i të infektuarve dhe të vdekurve, do të protestojmë para objektit të qeverisë, mllefi i infermierëve është në kulm, i bëj thirrje Qeverisë që sa më shpejt të na bindë që konkretisht janë tuj u marrë me cështjen e pagave”, tha një nga përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve.

“Është një gjendje e mjerueshme, shumica e infermierëve janë me covid, pagesa është e vogël, andaj jemi për protestë”, ka thënë ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: