Infermieri italian vret të dashurën e tij mjeke: “Ma ngjiti koronavirusin”

Infermieri italian vret të dashurën e tij mjeke: “Ma ngjiti koronavirusin”

Një infermier italian që pretendonte se e dashura e tij mjeke ia ngjiti koronavirusin, e ka mbytur atë duke ia zënë frymën, sipas një raporti.

Antonio de Pace, 28 vjeçar, e ka thirrur policinë gjatë ditës së enjte dhe u rrëfye se e kishte vrarë partneren e tij, znj.Lorena Quaranta, për shkak të infeksionit, kanë bërë të ditur mediat lokale.

Policia arritën në apartamentin e saj dhe gjetën Quarantën, 28 vjeçare, të vdekur dhe infermierin De Pace në dysheme me damarët e prerë, përcjell Periskopi.

“E mbyta sepse ma ngjiti koronavirusin,” iu tha De Pace hetuesve pasi ishte dërguar në mbajtje.

Prokurorët zbuluan se edhe De Pace por edhe Quaranta kishin rezultuar negativisht për koronavirus, dhe prandaj i kishin quajtur pretendimet e tij “të pakuptimta,” sipas mediave italiane.

Çifti kishte punuar së bashku në një spital sicilian duke luftuar pandeminë në një prej vendeve më të goditura, në të cilin kanë vdekur më shumë se 13 mijë njerëz për shkak të virusit.

De Pace ishte dërguar me urgjencë në spitalin ku kishte punuar, dhe kolegët e tij kishin arritur që t’i shpëtonin jetën atij.

Disa ditë para vdekjes, mjekja Quaranta kishte qenë aktive në Facebook duke komentuar sfidat me të cilat po përballej personeli mjekësor në Itali./Periskopi

Shpërndaje në: