Infermieri nga Korça që vodhi ilaçet e pacientëve me Covid e kancer: Kisha borxhe e kredi

Infermieri nga Korça që vodhi ilaçet e pacientëve me Covid e kancer: Kisha borxhe e kredi

Nikolin Ciko infermier në urgjencën e spitalit të Korçës, është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet se ka vjedhur ilaçet e pacientëve të sëmurë me Covid dhe Kancer në spitalin e Korçës.

Bëhet e ditur se infermieri ka vjedhur barna me një vlerë prej 10 milion lekësh që më pas tentoi t’i shiste tek pacientët.

Pas arrestimit raportohet se infermieri e ka pranuar krimin e bërë. Ai mësohet se ka deklaruar edhe shkakun e kësaj vepre kriminale duke thënë se kishte borxhe dhe kredi për të larë.

Shpërndaje në: