Infermierja vrau pacientët vetëm që ata të mos vdisnin gjatë orarit të saj: I ulet dënimi

Infermierja vrau pacientët vetëm që ata të mos vdisnin gjatë orarit të saj: I ulet dënimi

Një infermiere japoneze është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre njerëzve në një spital afër Tokios në vitin 2016.

Gjykata e Jokohamas në Japoni megjithatë e shpëtoi atë nga dënimi me vdekje, për të cilën gjë kishin argumentuar prokurorët, duke thënë se ajo kishte shfaqur pendesë për vrasjet.

Ayumi Kuboki e kishte praranuar se kishte vrarë tre pacientët në shtatorin e 2016-s duke iu shtuar solucione antiseptike, që rezultuan në vdekjen e tyre të ngadaltë, raporton Periskopi nga Independent.

Infermierja 34 vjeçare tha që helmoi pacientët për të shmangur telashet në shpjegimin e vdekjes së tyre para familjarëve në turnin e saj.

Kuboki tha që kishte orkestruar vdekjen e tyre në atë formë që pacientët të vdisnin në turne tjera, dhe jo në turnin e saj.

“Do të ishte telashe sikur ajo përgjegjësi të binte mbi mua,” tha znj Kuboki.

Për të ishte thënë se vuante nga skizofrenia dhe autizmi, por prokuroria kishte argumentuar që këto nuk kishin ndikuar që ajo të vriste pacientët. /Periskopi

Shpërndaje në: