Injorimi i Edi Ramës nga presidentja Osmani,Çitaku: Mos krijoni armiq të paqenë, mos krijoni gogola

Injorimi i Edi Ramës nga presidentja Osmani,Çitaku: Mos krijoni armiq të paqenë, mos krijoni gogola

Presidentja  e vendit Vjosa Osmani ka publikuar disa foto nga Samiti, por që në njërën nga to shihet vetëm gjysma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Pas kësaj ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka vlerësuar lartë kontributin e Ramës për shtetin e Kosovës, madje ajo i dërgoj edhe një porosi presidentes Osmani.

“Është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tonë.
Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë”, ka shkruar Çitaku.

 

Shpërndaje në: