Injorimi i vitit: Pse u pakënaq Haki Abazi me VV? Burimet japin arsye shqetësuese

Injorimi i vitit: Pse u pakënaq Haki Abazi me VV? Burimet japin arsye shqetësuese

Statusi i fundit i deputetit të VV’së Haki Abazit, ka ngjallur reagime të shumta se çfarë po ndodhë me të dhe VV’në.

Në statusin e  tij të fundit tha se mos-pjesëmarrja e tij sot në seancë, në prapa vijë ka një serish faktorësh, por që ka hezituar t’i tregoj ata faktor, ku siç ka shkruar ai, ankesat ia ka nisur lidershipit, shkruan Periskopi.

Burime të të RTVD, thotë se arsyeja se pse ka reaguar deputeti Abazi në atë formë është sepse po injorohet në vazhdimësi roli i tij si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Sipas këtyre burimeve Haki Abazi është injoruar edhe në  një vizitë e cila pritet të  zhvillohet në Finlandë për çështje të dialogut dhe politikës së jashtme, ku i vetmi prej deputetëve që nuk është ftuar për këtë takim është z.Abazi, shkruan Periskopi.

Madje sipasd burimeve të RTVD, Abazi nuk ka komunikim fare me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Pakënaqësitë kanë të bëjnë me një farë injorimi që po I bëhet në vazhdimësi rolit  të Haki Abazit si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme. P.s ka një vizitë në Finlandë për çështje të dialogut dhe të politikës së jashtme, dhe Haki Abazi  në mesin e deputetëve të tjerë nuk është fare I ftuar. Haki Abazi ka ankesë për mos komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, bëjnë të ditura burimet e RTVD”, kështu tha moderator I debat plusit Ermal Panduri/Periskopi

Shpërndaje në: