Inler mbetet i lirë, drejt rikthimit në Zvicër

Inler mbetet i lirë, drejt rikthimit në Zvicër

 

Gokhan Inler më nuk është pjesë e gjigantit turk Besiktas.

Mesfushori turko-zviceran iu bashkua kampionëve të Turqisë vitin e kaluar por pa arritur të lë gjurmë në Stamboll.

Ai nuk ishte pjesë e formacionit bazë tek bardh e zinjtë dhe kësisoj është lënë i lirë nga klubi.

33-vjeçari ka prishur kontratën me një marrëveshje të dyanshme dhe tani kërkon një klub të ri.

Mediat zvicerane kanë raportuar se e ardhmja e ish-reprezentuesit zviceran është në Zvicër.

Ish-skuadra e Inlerit, Zurich është rikthyer në elitën e futbollit zviceran dhe kërkon rikthimin e tij.

Inler më parë ka bërë karrierë edhe në Leicester City, Napoli, Udinese, Aarau dhe Basel.

 

Shpërndaje në: