Inspekcioni i Prishtinës: Larguam tarracën e fundit në shesh

Inspekcioni i Prishtinës: Larguam tarracën e fundit në shesh

Tarraca e fundit që ka mbetur e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës është larguar sot.

Kështu ka bërë të ditur Drejtoria e Inspekcionit, pas vërtetimit të vendimit dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komunës së Prishtinës.

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur ne sheshin qendror të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: